Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vatnikaj: “Vjehrri dhe vjehrra kanë shkelur ligjin duke filmuar nusen e djalit që tradhton”

23:18 / May 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Desantila 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Filmimi i 20-vjeçares në Librazhd që u kap nga vjehrrit duke tradhtuar burrin ka bërë xhiron e mediave online gjatë ditëve të fundit. Reagimet dhe komentet ishin të shumta. Por përveç gjestit moral të 20-vjeçares, pati edhe kritika për nxjerrjen në publik të materialit dhe filmimit të vajzës nga vetë vjehrrit e saj.

Aktivistja dhe juristja Desantila Vatnikaj, e ftuar në emisionin “Opinion”, thotë se vjehrrit kanë kryer shkelje ligjore me veprimin e tyre, duke filmuar nusen e djalit dhe më pas që kanë publikuar videon.

Desantila Vatnikaj: Presim që të fokusohet diçka dhe të dali nëpër portale.

Blendi Fevziu: Kjo është karakteristika tipike e shoqërive jo të emancipuara sa duhet, jo linçuese.

Desantila Vatnikaj: Ne e lokalizojmë problemin vetëm në Librazhd, ndërkohë që ky është një problem i të gjithëve ne, është problemi ynë. Nuk është problemi i vetëm kësaj vajzës që ka ndodhur ky lloj fenomeni, është problem i yni. Problem i shoqërisë sonë që vjen nga arsye ekonomike, arsimore etj. Jemi shoqëri linçuese, fenomenet janë aty çdo ditë. Nuk publikohen, por ndodhin. Ka ndodhur ky rast që është publikuar, por kushedi sa raste të tjera ka që janë të papublikuara.

Linda Pano: Ka raste të tjera më të tmerrshme që kanë përfunduar me vrasje.

Desantila Vatnikaj: E gjitha kjo që ka ndodhur nga prindërit e djalit, vjehrri dhe vjehrra e vajzës, është kundravajtje penale, është shkelur neni 121 i kodit penal, filmimi. Ne nuk i shohim fare këto, merremi direkt kjo ka bërë gabim.

Blendi Fevziu: Gjykimi kryesor i është bërë vajzës nga shoqëria.

Desantila Vatnikaj: Ne jemi shumë të mirë për të bërë gjykime publike dhe për të vënë në shënjestër fenomene të tilla. Duke harruar që problemit duhet t’i shkosh në gjenezë, ta trajtosh…

Blendi Fevziu: Cili është problemi në gjenezë?

Desantila Vatnikaj: Problemi është i atyre dy individëve që kanë hyrë në martesë. Martesa është ndërmjet dy bashkëshortëve, të gjitha problemet zgjidhen mes tyre. Nëse do ishte e nevojshme që kjo video…

Blendi Fevziu: Si mund të ketë martesë që njëri ikën 2 vjet apo..?

Desantila Vatnikaj: Ata i kanë detyrimet dhe të drejtat me njëri-tjetrin nëse çështja do shkoj deri në gjykatë dhe atëherë ti ke të drejtë që në mbrojtjen tënde kur kërkon divorcin të thuash unë kërkoj divorcin për arsye se jam i tradhtuar nga kjo zonjë, janë video për gjykatë. Nuk janë për t’u publikuar në këtë lloj forme.

desantila vatnikaj ligji nusja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.