Loredana Zefi u arrestua ditën e djeshme pas denoncimit që u bë nga një çift zviceran për vjedhjen nëpërmjet mashtrimi të një shumë të madhe parash, prej 900 mijë frangash. Direkt pas këtij denoncimi mediet u mbushën me detaje nga mënyra se si kishin vepruar Loredana dhe vëllai i saj Berati, për të marrë shumën e parave.
Megjithatë një tjetër denoncim është hedhur, tashmë nga ish-mikesha e Loredanës e cila nëpërmjet një statusi në InstaStory ka treguar detaje se si e ka mashtruar duke i marrë dy herë para nga llogaria bankare. “Prive” zbuloi se Esa Vokshi ishte mikeshë e reperes.
“Kjo nuk ka të bëjë me talentin. Më pëlqen muzika, por jo edhe mënyrat që janë përdorur për të arritur atë.. Nuk më intereson çfarë mendoni, nuk dua të jem e famshme, dua të jetoj një jetë normale dhe të trajtohem me respekt. As nuk kam frikë. Pyes veten se si ajo mori kartën time të kreditit me vëllain e saj. Nuk e njoh vëllain tënd. Unë jam normale dhe e vërtetë në botën reale. Isha në Gjermani dhe shpenzimet bëheshin jashtë vendit. Unë isha përfshirë në paratë e mia, derisa erdhi kjo letër dhe çdo gjë kishte një kuptim për mua. Nga karta ime e kreditit u harxhuan 538 euro”, ka shkruar Esa Vokshi në profilin e saj në InstaStory.