Pas humbjes me Turqinë në minutën e fundit, Kombëtarja kuq e zi ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Moldavinë, e vlefshme për Europianin e 2020-ës.
Ashtu si ditën e djeshme edhe sot lojtarët e kombëtares zbritën në fushën e blertë për t’u stërvitur, pasi koha është shumë e paktë për të përgatitur sfidën.
Deri tani duket se nuk ka asnjë problem për lojtarët shqiptarë, ndërsa në mbasdite pritet e konferenca e trajnerit me kapitenin që do ta shoqërojë përpara gazetarëve.
https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/534409610462904/?v=534409610462904