Nga dita në ditë, sa vijnë edhe përkeqësohen marrëdhëniet Greqi – Turqi. Në vazhdim të situatës së tensionuar, Athina akuzoi Ankaranë për provokim. Reagimi erdhi pasi dy avionë turq shkelën hapësirën ajrore të shtetit grek.
Mediat greke shkruajnë se behet fjale për dy avionë luftarakë turq F16 që fluturuan mbi ishullin Kounelonisi të Greqisë. Mesohet se avionët turq u kapën nga radarët grekë, të cilët shkelën hapësirën ajrore greke rreth orës 12:03, sipas orës lokale.
Ata fluturuan në një lartësi 6 kilometra dhe më pas u larguan. Sipas Greqise, incidente të tilla nuk janë të izoluara.