Java që sapo u mbyll ka qenë padyshim java e Peter Olajinka, për të cilin asgjë nuk duket e pamundur në këtë moment forme që po kalon. Pas golit e paraqitjes mbresëlënëse ndaj Interit në Ligën e Kampioneve, ish-sulmuesi i Bylisit dhe Sknderbeut është bërë protagonist edhe në kampionatin çek, për më tepër në derbin mes Slavias së tij dhe Spartës.
Olajinka ka qenë protagonist në 2 nga golat e ndeshjes që u mbyll me shifrat 3-0 për Slavian duke vendosur një dominim në kampionat në derbi. Një nga golat, ai i dyti për skuadrën e Slavias, ishte më të vërtetë i veçantë. Sulmuesi goditi topin dhe dukej se sfera do të shkonte jashtë, por ajo u devijua në prapanicën e Saçek, një lojtari të Spartës që ishte në tokë dhe përfundoi në rrjetë, kur regjistrohej minuta e 55 e ndeshjes.
Në fund, ai dha edhe pasimin për golin e 3-0 të Masopust, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij e cila pas 10 javëve të para kryeson kampionatin me 26 pikë.