Në emisionin “Shqipëria Live”, në një lidhje direkte, Zhaklina Lekatari ka dhënë opinionin e saj në lidhje me arrestimin e Encës, në banesën e të cilës policia gjeti disa bimë kanabisi të mbjella nëpër vazo. Zhaklina shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo.
“Në një vend si Shqipëria që flietet për kultivimin e kanabist në masë, më vjen për të qeshur që personat që punojnë nëpër institucione, nuk fliten dhe lakohen, ndërkohë që Enca ndodhet në të gjitha media dhe lakohet nga të gjithë më vjen shumë keq. Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjharët e saj. Më duket hakmarrje, ose xhelozi”, u shpreh Zhaklina.