Edhe nga jashtë Kuvendit, Sali Berisha ka vijuar sërish akuzat kundër Policisë së Shtetit, duke e bërë përgjegjëse për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Sipas Berishës, policia e ka torturuar duke e lënë të vdekur në makinë.
”Ky akt është akti i disatë që vrasës me uniformë marrin jetë të të rinjve në rrugë dhe makinave të policisë në komisariat. Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë të rinjve që të protestojnë me të madhe. E kanë vdekur në makinën e policisë, e kanë çuar të vdekur në spital. Nuk kanë kryer as gjërat me minimale. Parlamenti i tyre refuzoi që të mbajë një minutë heshtje, qëndroi në anën e vrasësve dhe jo të viktimës. Policia është e mbushur më vrasës dhe trafikantë. E kanë kapur, e kanë futur në makinë dhe janë sjellë barbarisht me të. Burimi më thotë se në komisariat e kanë çuar të vdekur”.