Liliana Hoxha, bashkëshortja e djalit të dytë të diktatorit Enver Hoxha, Sokolit, ka reaguar e pikëlluar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Ajo thotë se ai është një legjendë, duke e renditur krah Balzakut, Dostojevskit e të tjerëve.
Ajo thotë se ndonëse Kadare ka ikur fizikisht, ai është mes shqiptarëve me veprat e tij dhe ashtu do të jetë gjithmonë
“Hidhërim i pamasë per Ismail Kadarenë, ndonese ai nuk iku por mbeti. Ismaili shkruan çdo ditë e keshtu do të jetë gjithmone. Historia ka treguar që legjendat si ai flasin me shumë kur duket sikur nuk janë si Balzaku, Heminguej, Dostojevski, Markesi etj. U prehtë ne paqe shpirti i tij”, thotë Liliana Hoxha.