Për vdekjen e Lear Kurtit që është e veshur me mister, pasi humbi jetën në duart e Policisë së Shtetit, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë këtë të premte, ora 20:00, para Ministrisë së Brendshme.
”Kupa u mbush, boll më me padrejtësinë, stop ekzekutimit të shqiptarëve”, shkruhet në foton e publikuar nga Berisha në një postim në facebook, ku caktohet edhe vendi dhe ora e protestës. Po ashtu theksohet se ajo organizohet nga një grup të rinjsh.
32-vjeçari shkoi pa shenja jete në dyert e spitalit të Traumës teksa ishte shoqëruar për në komisariat nga forcat e policisë.