Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdekja e Pal Trashaj/ Avokati i Popullit: Kërkohet rishikim të praktikave të mikrokredive

19:18 / July 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokati i popullit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vdekjes së qytetarit Pal Trashaj ka reaguar sot edhe Avokati i Popullit.

“Një ngjarje e rëndë u shënua disa ditë më parë, pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku Pal Trashaj, 63 vjeç, në gjendje të rëndë psikologjike për shkak të problemeve të tij me mikrokreditë, ndërroi jetë pasi piu fostoksinë.

Pavarësisht vendit ku ndodhi akti tragjik, ngjarja nuk duhet të humbasë fokusin. Është thelbësore të kuptohet se nevoja e personit për të adresuar situatën e tij duhet të gjejë zgjidhje duke trajtuar shkaqet e problemit, në mënyrë që fenomene të tilla të mos përsëriten. Edhe pse SPAK nuk është institucioni përgjegjës për këtë problematikë, është e rëndësishme që qytetarët të mos ndihen të pafuqishëm në adresimin e shqetësimeve të tyre.

Për më tepër, në marrjen e mikrokredive duhet të jenë të qarta rreziqet e tyre, duke ofruar informacion të plotë dhe mbështetje për të parandaluar situata të ngjashme.

Ngjarja bëhet edhe më e trishtë duke marrë në konsideratë kalvarin e përpjekjeve të tij për të kërkuar drejtësi, derisa u dorëzua për shkak se nuk gjeti zgjidhje dhe ndërmori këtë akt të rëndë.

Ky rast tragjik nxjerr në pah jo vetëm vulnerabilitetin e qytetarëve ndaj sistemeve të kredive të vogla, por edhe papërshtatshmërinë e masave që nuk trajtojnë problemin në thelb dhe në origjinë.

Avokati i Popullit ndonëse nuk ka mandat për trajtimin e ankesave në sektorin privat, ka ushtruar presion pozitiv për zbatimin e drejtë dhe të ndershëm të procedurave përmbarimore.

Gjithashtu Avokati i Popullit bën thirrje për një rishikim të praktikave të mikrokredive dhe përforcimin e mekanizmave mbrojtës për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen”.

Avokati i Popullit pal trashaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.