Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së ndodhur këtë të shtunë, ku një 27-vjeçar i dënuar për vjedhjen e një tapeti, ndërroi jetë në QSUT.
Vasili i ka bërë thirrje policisë që të kryejnë një hetim të thelluar dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.
Postimi:
Ku është drejtësia të rinjtë po humbin jetën në paraburgimet e policisë???
Vdekje shumë të rënda kanë ndodhur në paraburgimet e policisë.
Vdekje të cilat janë kaluar në heshtje, pa hetim rrenjësor dhe pa marrje përgjesie të shkaktarëve.
Asnjë shkak bindës nuk është paraqitur në publik megjithëse bëhet fjalë për vdekje shumë të rënda të të rinjve në lulën e moshës së tyre.
Po sjell vetëm disa raste:
I riu 27-vjeçar Jani Rustemi humbi sot jetën në spital pasi ishte burgosur në paraburgimin e policisë së Tiranës l.
Lear Kurti 32 vjec humb jetën në paragurgimin e policisë së Tiranës pak kohe më parë.
Igli Stameta vetëm 32 vjec sërish humb jetën në paraburgimin e Kavajës për vetvarje sipas versionit zyrtar.
Klodian Rasha 25 vjec humbi jetën sepse policia e Tiranës e goditi në mënyrë të paligjshme.
Enea Ftoi vetëm 25 vjec humbi jetën në paraburgimin e Korçës pak vite më parë.
Shumë herë janë raportuar trajtime tepër të rënda në paraburgime dhe grumbullime të dhjetra të ndaluarve në ambiente shumë të ngushta edhe në kohë pandemie.
Koha e alibive ka marrë fund.
Të mbulosh veprimet e paligjshme te policise qe marrin jete njerezish eshte kriminale.
Këto qëndrime shtojnë vetëm urrejtjen dhe mosbesimin e qytetarëve te policia ndërkohë që duhet të jetë e kundërta.
Qeveria sigurisht që nuk flet asnjë fjalë dhe nuk shqetësohet që njerëzit vdesin në komisariate sepse është vendosur në krahun e dhunës dhe antiligjit.
Drejtësia është përpara përgjegjësive shumë të medha.
Është turp që prokuroria merret gjerë e gjatë dhe me vite me gjyqe kundër qytetarëve, që dalin në protesta dhe ndërkohë s’ka asnjë përgjegjës për këto vdekje kaq të rënda.
Bëni hetim me rrenjë dhe nxirrni pergjegjësit nuk kalohen këto ngjarje tragjike me një komunikate policie dhe me ndonjë dosje të manipuluar për të fshehur të vërtetën.
Nuk mund të lejohet kurrë qe paraburgimet e policise të shnderrohen në ambiente dhunë dhe terrori ndaj qytetarëve.
Prokuror mjaft më, boll e nxitet konfliktin dhe polarizuat situatën me mosveprimet tuaja dhe moszbatimin e ligjit duke punuar per te krijuar alibi e jo per te nxjerre pergjegjesi”, shkruan ai në rrjete sociale.