Policia e Shtetit ka vendosur të pezullojë nga detyra 3 efektivë të cilët ishin të pranishëm në momentin e shoqërimit në Komisariat të 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë.
Sipas të dhënave janë pezulluar nga detyra për këtë ngjarje të rëndë efektivët D.H, S.N dhe E.S, të cilët do të presin përfundimin e plotë të hetimeve për rolin e tyre.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.