Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit si Cllevio Serbiano, ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për Lear Kurtin. 32 vjeçari nga Tirana raportohet se ka ndërruar jetë në mesnatë, si pasojë e gëlltitjes së një sasie droge e dyshuar kokainë, sipas Prokurorisë së Tiranës.
“Vdiq dhe një gango. Pse kështu do humbim shok çdo muaj?! Sa më ke mërzit o Lear, kakami vogël. Normal se do më marri malli për ty. Do vi të pi cigare te vila jote fundit”, shkruan reperi në rrjetin e tij social Instagram. Klevio ka ndarë dhe një video nga shtëpia e tij, ku shfaqet Lear Kurti.
Vdekja e të riut sipas Prokurorisë së Tiranës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka ndodhur si pasojë e gëlltitjes së një qeseje të bardhë, me përmasa 5×5 cm, e cila dyshohet se përmbante lëndë narkotike e llojit kokainë. Ndërkohë, familja ka akuzuar Policinë dhe efektivët që e shoqëruan për dhunë.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka manipuluar ngjarjen. AI ka qenë në një vizitë në shtëpinë e Lear Kurtit, ndërsa në rrjetet sociale ka shkruar se autopsia është bërë shumë herët dhe nga një ekspert i vetëm, duke ngritur dyshimet për manipulim.