Një lajm tragjik ka prekur sot futbollin shqiptar teksa mësohet se ka humbur jetën në moshën 31-vjeçare, futbollisti Arbër Aliu.
Mbrojtësi që mbylli sezonin me skuadrën e Erzenit ka tronditur mbarë opinionin sportiv.
Si shkak i një aksidenti me motorr uji, 31-vjeçari s’ka arritur të mbijetojë. Polumbarët kanë nisur kërkimet për trupin e tij në liqen.
Një ngjarje që vjen në një moment kur të gjithë të fokusuar te merkato e verës dhe klubi shijakas po punonte intensivisht për t’u përforcuar. Kujtojmë që Aliu ka luajtur më parë për Partizanin, por edhe Skënderbeut.