Gjendet i vdekur në banesën e tij në Lukovë, në rrethana engimatike Uliks Gjenerali, 40 vjeç.
Ai u gjet nga djali i tij i mitur, ndërsa policia e Sarandës ka mbërritur në vendngjarje.uliksi
Pritet autopsia ne spitalin e Sarandës për t zbardhur shkaqet e vdekjes se tij.
Uliks Gjenerali është vëllai i Gert Gjeneralit, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Naim Zyberit.
Kush ishte Naim Zyberi
Naim Zyberi ishte një nga të fortët e kryeqytetit, që u ekzekutua në gjashtë gusht të vitit 1997.
Zyberi në vitet e para të ‘90 kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët sipas mënyrës që kishin vetpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Arben Grori dhe miq të tij e arrijnë Naim Zyberin në Milano të Italisë.
Ata i bëjnë atentat në fillim të gushtit 1997. Por vetëm sa e plagosin. Zyberi shtrohet në spitalin “San Paolo” për t’u kuruar.
Më 6 gusht të atij viti në hyrjen kryesore të këtij spitali paraqiten Arben Grori dhe Gerti Gjenerali me buqeta lulesh në duar. Të dy i bindin mjekët se ishin miq të Zyberit dhe donin ta takonin.
Mjekët i lejojnë, pasi i pajisin me bluza të bardha. Nuk u kapën nga policia italiane. Grori kthehet në Shqipëri. Ndërsa gert Gjenerali arrestohet pak kohë më vonë dhe i nënshtrohet gjykimit.