Ka ndërruar jetë në spital në Angli 37-vjeçari shqiptar Alfred Dosku, i cili prej disa ditësh ndodhej në luftë për jetën, për shkak të një tentative vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes së azilkërkuesve.
Gjithashtu, një tjetër shqiptar që ndodhet në paraburgim në Angli ka tentuar vetëvrasjen pas urdhrit të deportimit në atdhe.
Pas këtyre ngjarjeve të rënda në kampin e emigrantëve të paligjshëm, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në 3 vendndodhje.
Protesta do të zhvillohet nesër, në orën 11:00 para Brook House, në aeroportin Gatwick dhe në Sussex-in perëndimor.