Një tjetër i dënuar në burgun e Drenovës ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
I dënuari që ndërroi jetë i kishin mbetur vetëm 20 ditë për të përfunduar dënimin. 47-vjeçari kishte qenë në të njëjtën qeli me të dënuarin që ndërroi jetë të hënën në mbrëmje.
Viktima i cili ishte me nënshtetësi maqedonase nuk mundi të përballej me virusin që po merr jetët e shumë njerëzve.
Viktima e parë është shënuar paraditen e sotme në burgun e Drenivës, aty ku ka ndërruar jetë një i burgosur.
Numri i të infektuarve me koronavirus në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korcës ka shkuar në 10. Bëhet me dije se së fundmi kanë rezultuar të infektuar dhe 2 të burgosur të tjerë.
Mësohet të gjithë të burgosurit e infektuar janë dërguar në Lezhë, por nuk dihet saktësisht nëse bëhet fjalë për burgun e Shën Kollit të kthyer në covid, apo ndonjë vend tjeter. Të njëjtat burime thanë se numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjeç.