Zbulimi i disa mbetjeve të nëndetëses “Titan” rreth 478 metra larg rrënojave të Titanikut, i dha fund kërkimit shumëkombësh pesë-ditor, i cili përfshiu më shumë se 20 mijë km katrorë të oqeanit.
Tashmë nuk ka më shpresa, nëndetësja shpërtheu për shkak të presionit dhe 5 personat që ndodheshin në bordin e saj vdiqën. Mbi ngjarjen tragjike, ka reaguar Shtëpia e Bardhë, e cila ka bërë një deklaratë për pesë burrat e vrarë në bordin e nëndetëses Titan.
“Zemrat tona janë me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në Titan. Ata kanë kaluar një sprovë të rëndë gjatë ditëve të fundit dhe ne po i mbajmë në mendimet dhe lutjet tona”.