Këngëtarja Dafina Zeqiri ka qenë një nga emrat më të lakuar në media pas zënkës virtuale me partneren e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha.
Artsitja nuk i kurseu “kunjat” në drejtim të saj, ndësa në një postim të fundit në “Threads”, ajo theksoi: “Ndihem ekstrem krenare dhe e lumru kur më tregojnë organizatorët që kam një përqindje shumë më të madhe të femrave se sa të meshkujve që më vijnë në koncertet e mia. Femrat duke mbështetur dhe dashur femrat tjera është një superfuqi”.
Pas këtij postimi, reperja Melinda Ademi ka publikuar në po të njëjtën platformën një koment.
“Ti vetëm feministe nuk je”, shkruan ajo.
E ky reagim u përkthye nga fansat si një “thumb” për Dafinën.