Vedat Ademi është baba i dy djemve dhe me ata ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë. Këngëtari i njohur përpiqet që të kalojë sa më shumë kohë me ta, duke u plotësuar dëshirat dhe zhvilluar pasionet e tyre.
Pavarësisht se djemtë janë të vegjël ata kanë nisur të tregojnë se ku janë më shumë të prirur dhe mesa duket Jon Arti e ka zgjedhur rrugën që do të ndjekë në të ardhmen. Vedati ka zbuluar se djali i tij i madh mund të jetë një këngëtar shumë i mirë në të ardhmen, sepse përveçse këndon shumë mirë i bie dhe pianos. Ademi ka publikuar një video të djalit duke kënduar dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Superstari im Jon”.
Edhe më herët Jon Arti e ka shprehur dëshirën për t’u bërë këngëtar dhe mesa duket po ecën në rrugën e duhur. Në fakt për të nuk do të jetë aq e vështirë të realizojë këtë ëndërr, duke qenë se talentin e ka të trashëguar nga babai i tij dhe për më tepër Vedati me siguri ka për t’i mësuar gjithmonë sekretet për t’u bërë një këngëtar i mirë si ai.