Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku foli dhe për ata njerëz publikë që sot i janë kthyer kundër, ndërkohë që dje situata ishte ndryshe.
“Aty janë përditë. Aldo Bumçi ka qenë në bordin e MJAFT, ndersa tani eshte perdite poshte zyres sime duke djegur goma. Neritan Sejamini ka hapur portal kundër bashkisë EXIT.AL. Besjan Pesha pasi vodhi paratë në Gjirokastër u ricikluar dhe sot janë poshtë zyrës sime. Disa të tjerë shkuan te VETEVENDOSJA. Disa prej tyre mundohen për më mirë, por disa kanë pasur qëllime të këqija”, tha Veliaj.