Aktori i njohur i humorit shqiptar Gazmend Paja i dha fund beqarisë më 1 qershor, në Ditën e Fëmijëve.
Ai dhe e dashura e tij Ira u celebruan nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka tre këshilla për aktorin e humorit.
Në fotografitë e publikuara në Facebook nga celebrimi, Veliaj shkruan:
” Gazi, dëgjo vllain, 3 këshilla:
1. Fjalët kyç në një martesë afatgjate janë katër: Ke t’drejtë, faji im!
2. Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas tënde – se ti je një prej tyre!
3.Mos harro kurrë, 1 Qershori s’është festa e femijëve, është përvjetori yt i martesës!”
Para dy ditësh, partnerja e Gazit bëri festën e beqarisë me mikeshat e saj në breg të detit.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10157393504326926&id=38316716925