Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i pyetur nga gazetari Sokol Balla se çfarë urimi do t’i bënte presidentit Meta për datëlindje, ai u shpreh se i uronte nga ana njerëzore çdo të mirë.
Veliaj tha se e mori vesh në studio nga vet gazetari që presidenti Meta kishte ditëlindje pasi nuk e dinte.
Ai u shpreh se nga ana njerëzore i uronte çdo të mirë familjarisht, ndërsa nga ana politike tha se presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e të majtës dhe të djathës dhe jo interesin e njërës palë.
“Nuk e dija, tani këtu e mora vesh. I them gëzuar ditëlindjen, nga ana njerëzore i uroj çdo të mirë familjarisht. Nga ana politike ai përfaqëson unitetin si të të majtës dhe të djathës, nuk duhet të përfaqësojë vetëm një pale”, tha kryebashkiaku Veliaj.