Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj: ILD të pezullojë Olsi Dadon, më kërcënoi dhe është në konflikt të hapur interesi

17:47 / February 28, 20255 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1739466421 veliajdado
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Olsi Dado, lidhur me shkeljet që Dado ka kryer në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt.

Në kërkesën e tij, Veliaj shprehet me fakte dhe tregon me detaje për konfliktin e interesit që Prokurori Olsi Dado ka në çështjen e hetimit ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky prokuror ‘ka përdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij’. Veliaj thotë se pasi kёrkesa e Prokurorit Dado pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua prej tij, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, më pas Dado “iu vёrsul” me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese.

Bëhet fjalë për një leje ndërtimi që Prokurori Ols Dado ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021. Veliaj thotë se, asokohe, Prokurori Dado nuk ka qenë i kënaqur me metrat katrorë të miratuar në leje dhe i ka dërguar mesazhe me telefon kryetarit të Bashkisë për shtesë të metrave në lejen e ndërtimit.

Prokurori Ols Dado e pranoi edhe vetë në seancën gjyqësore se i ka dërguar sms falenderimi kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Por, në fakt, kjo është vetëm një pjesë e vogël e së vërtetës, pasi prokurori Dado nuk e sqaroi plotësisht atë, pasi nuk mund të falenderosh kryetarin e bashkisë apo këdo person qoftë, pa pasur më parë një komunikim të mëparshëm me të. Po kështu, Ols Dado nuk tregoj të vertetën para gjykatës dhe para drejtuesit të SPAK, takimet fizike që ai zhvillonte në Bashkinë e Tiranës për interesat e tij private, jo vetëm për lejen e ndërtimit në fjalë, por edhe për interesime të tjera.

Kërkesa e plotë e Veliajt për ILD dhe KLP:

“Thelbi i kёrkesёs tё depozituar nga ana ime konsiston te qёndrimi qё unё kam bёrё publik për largimin nga çёshtja tё prokurorit ndёrtues zotit Ols Dado, i cili nuk mundet kurrёsesi tё jetё objektiv nё pёrfaqёsimin e akuzёs tё ngritur ndaj personit tim.

E them kёtё, pasi Ols Dado ka pёrdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij, dhe pasi kёrkesa e tij pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua, “u vёrsul” me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese.

Prokurori i çёshtjes, i cili ka ngritur akuzat ndaj meje, nuk duhej tё pranonte hetimin e shkaqeve tё ngritura nё kallzimin penal tё depozituar nga i ashtuquajturi “Nesti Angoni”, pasi Olsi Dado ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021.

Ёshtё e vёrtetё qё leja e ndёrtimit i ёshtё akorduar subjektit zhvillues/ndёrtues, shoqёrisё “Alb Edil” sh.p.k, por referuar kontratёs sё sipёrmarrjes nr. Rep 2040, nr. Kol 803, datё 06.05.2021 pala porositёse dhe pёrfituese njёkohёsisht, ёshtё prokurori i çështjes kundёr titullarit tё institucionit qё ka dhёnё lejen e ndёrtimit, pra personit nё hetim Erion Veliaj.

Siç e parashtrova edhe mё lart, fakti qё pёrfitues nga procedura e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit ёshtё prokurori Olsi Dado ёshtё i pandryshueshёm, pasi e vёrteton dokumentacioni bashkёlidhur kёrkesёs time.

Telefonatat e prokurorit, i cili shpreh pakёnaqёsinё nё lidhje me procedurёn e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit, dёshmojnё qartё qёllimin keqdashёs tё zotit Ols Dado pёr tё pasqyruar nё dosjen hetimore fakte tё pavёrteta.

Edhe nёse zoti Ols Dado nuk do tё ushtronte ndikimin e tij nё lidhje me lejen e ndёrtimit, mjafton vetёm fakti se ёshtё pёrfitues, pёr t’u vёrtetuar konflikti i interesit.

Thjesht fakti qё prokurori ёshtё subjekt pёrfitues nga leja e ndёrtimit, do tё thotё se ndodhet nё konflikt tё hapur interesi, e pёr pasojё nuk duhet tё kishte pёrfaqёsuar akuzёn qё nё krye tё herёs.

Nё njё rast hipotetik, (interpretim i kundёrt), si pёr shёmbull, sikur zoti Ols Dado tё ishtё favorizuar nga titullari i Bashkisё Tiranё, pёrsёri do tё kishte konflikt interesi, pasi edhe nёse faktet e pretenduara nё dosjen hetimore tё ishin tё vёerteta, do tё ishte lehtёsuar pozita e tё dyshuarit nё hetim.

Pra, nё tё dyja rastet prokurori Dado ёshtё nё konflikt tё hapur interesi.

Ligji Nr.96/2016, datë 30.8.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 102, pika 1, germa a/b/iii pёrcakton shprehimisht se:

“Shkelje disiplinore gjatё ushtrimit tё funksionit janё nё veçanti, por pa u kufizuar nё to, veprimet apo mosveprimet ose sjelljet e magjistratit si mё poshtё:

a) Mosparaqitja e kёrkesёs pёr heqje dorё nga procedimi ose gjykimi i çështjes kur kjo ёshtё e detyrueshme, sipas ligjit, nёse magjistrati ka dijeni ose duhet tё kishte dijeni tё rrethanave tё tilla

b) Paraqitja e kёrkesёs pёr heqje dorё nga procedimi ose gjykimi i çёshtjes nёse ky veprim:

iii) Nuk kryhet menjёherё pasi merr dijeni pёr shkakun.

Sa më sipër, bazuar në nenin 127 të ligjit Nr.96/2016 do të kërkoja nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë pezullimin e prokurorit, zotit Ols Dado nga detyra e tij si prokuror, sipas parashikimeve në nenin 151, të këtij ligji, ose të kërkojë vetë pezullimin e magjistratit për arsyet e parashikuara në nenin 152 të këtij ligji.

Në këto kushte dhe përsa parashtroj më sipër, bazuar në nenin 184 e vijues të ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor”,

Kërkoj:

  • Fillimin e procedurave për procedimin disiplinor ndaj prokurorit, zotit Ols Dado, lidhur me shkeljet e kryera në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të përsonit tim, Erion Veliaj.
  • Marrjen e masës disiplinore ndaj tij dhe pezullimin nga detyra.
WhatsApp Image 2025 02 28 at 17.40.01

Erion Veliaj Ols Dado
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.