Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj: “Këlliçi është dhëndri ynë në PS; ka marrë përsipër të pastrojë fytyrën e Saliut, i daltë për hajër”

22:39 / December 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se kandidati i opozitës për Tiranën është “Luli” i radhës i zgjedhur nga Berisha dhe Meta. Në një intervistë për emisionin “Spotlight” në Vizion Plus, Veliaj tha se ai flet me shumë politikanë të PD-së të cilët jashtë kamerave kanë tjetër sjellje.

“Unë flas me shumë kolegë të PD-së, që sa fillon dhe ndizet ajo pulla e kuqe te kamera transformohen se nuk kanë ndërmend publikun që i sheh, por vetëm një anëtar të publikut që është Saliu. Flasin vetëm që t’i pëlqejnë një anëtari të publikut. Ndërkohë, ne jemi duke bërë një emision që ta kuptojnë 99.99% e publikut, përjashto ndonjë militant që e fik sa na sheh. Kur flet me një gjuhë që adreson vetëm një anëtar të publikut, që ka një emër dhe ka një hall, që është Sali Berisha dhe non grata si hall, atëherë, qartazi je kandidati i tij, prandaj them Luli i radhës, pavarësisht se ky dhëndri ynë jashtë kamerës është çun i mirë, të gjithë janë të mirë. Kur ti flet edhe me disa nga ana tjetër që janë hiper agresiv, kur të takojnë në rrugë thonë ‘hë mo lali ç’a bëhet, si janë gjërat’. Ne të PS kemi një kod mes nesh që kush bëhet pjesë e familjes sonë nuk anatemohet, përkundrazi përqafohet dhe mikpritet. Unë besoj se është kodi i familjes shqiptare, kur ti bëhesh pjesë e asaj familje trajtohesh me respekt dhe dashamirës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se Belind Këlliçi ka marrë përsipër që të pastrojë fytyrën e Saliut. “Nuk kemi pasur asnjë shfokusim nga punët e Tiranës. Ka marrë përsipër të pastrojë fytyrën e Saliut, i daltë për hajër, edhe pse dyshoj fort se funksionon. Vetëm për faktin që njoh familjen dhe gjërat dua që të jenë një fushatë pozitive. Ai i instruktuar nga Saliu, flet me gjuhën krimi, droga, mafia, vrasës, kriminel dhe këto. Një refren që u bë 30 vite që e dëgjojmë. Nuk është misioni im që të përgjigjem me të njëjtën gjuhë.”, deklaroi Veliaj.

belind kellici dhendri Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.