Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj: Mbi 30 mijë pensionistë kanë marrë abonenë falas. Së shpejti bëjmë kartën si të studentëve

19:12 / January 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 01 16 at 17.42.42
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, duke folur për skemën e re sociale për pajisjen me abone falas të të gjithë gjyshërve dhe gjysheve të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se deri më tani rreth 30 mijë pensionistë kanë përfituar abonenë falas. Veliaj dha lajmin e mirë se shumë shpejt pensionistët do të pajisen me Kartën e Pensionistit, e ngjashme me kartën e studentit, e cila ofron shumë shërbime të tjera në qytet, me çmime të reduktuara.

“Historia e abonesë për pensionistët pati një interes të jashtëzakonshëm. Pasi bëra konsultën me përfaqësues të shoqatave të pensionistëve, të të gjithë njësive, një nga propozimet ishte: Pse nuk bëjmë një kartë të pensionistit, ashtu siç kemi kartën e studentit? Studenti nuk merr vetëm abonenë dhe gjysmën e konviktit, por edhe ulje në çmime në shumë prej dyqaneve, minimarketeve, supermarkete, kinkaleri etj. Besoj që për gjyshërit tanë çdo kursim në çdo shërbim apo në çdo shpenzim është diçka e dobishme”, tha Veliaj.

Ai u bëri apel pensionistëve që të mos krijojnë radhë, pasi ka abone për të gjithë. ”Po të kalosh tani është bosh kioska e aboneve. Nuk ka nevojë të shkojnë të gjithë në 07.00 të mëngjesit. Duhet edhe pak sensibilizim, për sa kohë që është e hapur gjatë gjithë ditës. Kemi abone për të gjithë, nuk ka një limit. Vetëm në muajin e parë jemi mbi 30 mijë. Do vijojmë të shohim kuotat dhe do jemi të gatshëm për t’u përgjigjur edhe me kartën e pensionistit. Besoj që ky është një super lajm për gjyshet e gjyshërit tanë”, tha Veliaj.

Erion Veliaj PENSIONISTE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.