Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj: Ndërtuam Bulevardin e Ri, sistemimi i Lumit të Tiranës shpëtoi qytetin nga përmbytjet

22:50 / April 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
investim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se ishte kjo administratë e cila bëri Bulevardin e ri dhe Lumin e Tiranës. Ai nënvizoi se Tirana ka 8 vite që nuk përmbytet më.

“Ka disa ndërhyrje në Tiranë. Ndërhyrja e parë që ka ndodhur ka qenë me lumin dhe me bulevardin. Pjesa e “Bulevardit të Ri”, është një kredi e Bashkisë së Tiranës, me Fondin e Abu D’habit. Sot kemi “Bulevardin e Ri” dhe sot kemi gjithë pjesën e Lumit të Tiranës. Pjesa e Lumit të Tiranës ka mbaruar totalisht, 100%. Pjesa ikonike që është sheshi fundor i “Bulevardit të Ri”, është një tjetër projekt. Po flasim për një lumë i cili deri dje, për ne mund të jetë gallatë, kurse për ata që jetonin tek Njësia 4, 9, 8 dhe 11, përmbytja vinte deri tek “Siri Kodra” lumi se nuk shkarkonte.

Sot kemi një situatë te Lumi i Tiranës, totalisht të transformuar. Ndërkohë ka mbaruar pjesa e Unazës së Madhe dhe ju kujtohet lufta e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë tek pjesa e Astirit. Ndërkohë ajo që shikoni, për lehtësi, këtu shikoni sesi ka mbaruar zgjatimi i Lanës, pra shtylla kurrizore e qytetit është dyfishuar. Një qytet i cili mbaronte te Brryli dhe te Pallati me shigjeta, këtu sapo kemi marrë financimin që zgjatimi i Lanës të shkojë deri në Kashar.

Ky ishte projekti që Ilir Meta, që sot është një nga përfaqësuesit e koalicionit e bllokoi. Po ju flas për presidentin që refuzonte të miratonte kredinë, sepse që të marrësh një kredi nga BERZH-i, të duhet plotfuqishmëria dhe sot njerëzit që kanë bllokuar sistematikisht Tiranën tek ky Astiri që sot është hapur, te kjo Lana, sot janë alternativa”, deklaroi Veliaj.

Bulevardi i ri Erion Veliaj investimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.