Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej afro një muaji në paraburgimin e Durrësit, është nisur drejt Tiranës, ku pritet të marrë pjesë në seancën në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.
Kryebashkiaku i Tiranës kërkon ndryshimin e sigurisë. Gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi do të vendosë nëse do pranojë kërkesën e Veliajt për lirimin nga qelia, apo do të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani.
