Kryebashkiaku i Tiranës, në garë për një mandat të dytë, Erion Veliaj ka qenë i ftuar mbrëmë në ‘Debatin’ në Channel One tw gazetarit Roland Qafoku.
Veliaj ka folur për marrëdhëniet me Saimir Tahirin i përfolur si rivali i tij në PS dhe për ish-ministrin Fatmir Xhafaj.
MARRËDHËNIET ME SAIMIR TAHIRIN:
Zoti Veliaj, cili është mendimi juaj për atë që i ndodhi Saimir Tahirit?
Saimiri ka një proces në gjykatë, një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është që unë të fus hundët se cfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për cdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje. Uroj shumë që dhe Saimiri të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane. Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet. Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera. Pasi ndodhi kjo kam komunikuar, jemi dhe komshinj. Kjo historia e rivalitetit dhe debatit kanë qenë të gjitha legjenda urbane. Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë. Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri tjetrin për këtë konkurencën që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte.
PËR FATMIR XHAFËN:
Ne kemi cdo fund viti 24 seanca dëgjimore për buxhetin e bashkisë së Tiranës në të 24 njësitë me deputetin përkatës. Zoti Fatmir Xhafa përvec se një ministër që ka bërë një punë të shkëlqyer për ta sjellë policinë akoma më lart, është edhe deputet i njësisë 10. Ai dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm jo si deputet. 3-4 ditë pas dorëheqjes së tij ishte dëgjesa në palestrën e shkollës Qemal Stafa. Ai dha dorëheqjen nga ministër, jo nga deputet. Ai kishte datën e tij, do ishte mëkat po të mos kishte ardhur se i bie që ngatërroi punën e tij si ministër me punën e tij si deputet. Kjo ja rrit më tepër vlerat.