Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj siguron të prekurit nga tërmeti në lagjen 5 Maji dhe Kombinat: Bashkë me apartamentet edhe certifikatat e pronësisë

18:08 / January 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 01 16 at 17.42.42
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka siguruar të gjithë të prekurit nga tërmeti në Kombinat dhe Lagjen 5 Maji, se apartamentet që shpërndahen shoqërohen edhe me certifikata pronësie. Nga mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi se Bashkia po ndjek të gjithë hapat gjer në shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për banorët.

”Në zonën e “5 Majit” deri tani janë shpërndarë 428 apartamente në 7 godina. Parashikohen deri në fund të Marsit të ndahen dhe 273 apartamente të tjera në 6 godina të reja.Nesër nisim shpërndarjen e çertifikatave të pronësisë.

Meraku i parë është të fusim kokën në një shtëpi, meraku i dytë është të kemi letrat për atë shtëpi. Po i ndjekim hapë pas hapi, sa hidhet shorti dhe futen njerëzit fillojmë menjëherë hipotekimin e atyre banesave që të ketë vlerë dhe t’ju shërbejë banorëve për një kredi apo për një çfarë do llojë nevoje. Kështu që nesër nisim edhe shpërndarjen e certifikatave tek “5 Maji””, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se edhe në Kombinat po vijon me ritme shpërndarja e apartamenteve të reja për të prekurit nga tërmeti. ”Janë miratuar dhe po zbatohen projektet për ndërtimin e 16 objekteve me 6 deri në 8 kate. Sipërfaqe totale e ndërtimit që ne kemi aty është 167800 metra katror. Përfshihen 1064 apartamente, pra ka më shumë zona se është bashkuar edhe pjesa e Astirit dhe i gjithë ai pellg tek lagjja e re në Kombinat.

Shpërndamë 75 apartamente dhe deri në fund të Janarit do të ndajmë edhe 85 apartamente të tjera. Pra çdo pallat që kolaudohet dhe merr letrat, futet në proces shorti dhe futen familjarët në shtëpi. Deri në fund të muajit Mars ne do të ndajmë edhe 486 apartamente të tjera në Kombinat. Kështu që kush përfaqëson njësitë 6,14, Vaqarr besoj i ka përgjigjet këtu për mënyrën se si do të procedojmë”.

Apartamente Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.