Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Veliaj: Transformimin e konvikteve e kthyem në mision të përditshëm

09:17 / April 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1743660591 erionveliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës ka postuar në rrjetin social Facebook transformimin e bërë në konviktet e Qytetit Studenti, Universitetit Bujqësor si edhe ato të Fakultetit të Mjekësisë ku sipas tij para 2015 hapësirat e këtyre godinave kanë qenë të zaptuara nga ndërtimet pa leje.

Veliaj shprehet se 7 konvikte në Qytetin Studenti janë ndërtuar nga e para, 4 janë rikonstruktuar si edhe 14 të tjera janë në punë e sipër me mbështetjen e KfW. Ai shton se 8 konvikte të reja janë ndërtuar për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, 2 konvikte të reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe 4 konvikte të reja për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Kreu i bashkisë solli në vëmendje edhe hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë ku duke nisur nga viti i ardhshëm kampusi do të dyfishohet si edhe do rritet numri i studentëve nga 31 që është këtë vit në 55.

! Po ato të Universitetit Bujqësor apo të Fakultetit të Mjekësisë? Të degraduara, pa asnjë kusht jetese për studentët.

Transformimin e konvikteve e kthyem në mision të përditshëm, që nga dita e parë në detyrë. Rezultati?

7 konvikte të ndërtuara nga e para dhe 4 të rikonstruktuara në Qytetin Studenti.

14 të tjera janë në punë e sipër, falë mbështetjes së vyer të kolegëve gjermanë të KfW.

8 konvikte të reja të ndërtuara për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

2 konvikte të reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

4 konvikte të reja për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Të gjitha me kushte moderne! Dhe shifrat flasin vetë për punën e jashtëzakonshme që kemi bërë në një dekadë.

Ndërsa, qershia mbi tortë ishte hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë, ç’ka na konfirmoi besimin për punën e madhe që kemi bërë për studentët shqiptarë, të cilët kanë të njëjtat kushte me ata europianë.

Nga viti i ardhshëm universitar, kampusi do të dyfishohet, e po ashtu do të rritet edhe numri i studentëve: nga 31 këtë vit, në 55 studentë.

Këto janë fakte dhe ato mbesin si dëshmi e një pune dhe përkushtimi të përditshëm për të mirën e Tiranës dhe qytetarëve të saj”,theksoi Veliaj në postimin e tij.

Erion Veliaj konvikte postim transformim Universitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.