Mëngjesin e sotëm u gjend trupi i pajetë i 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Seman. I mituri ishte zhdukur prej paradites së djeshme. Vëllai i 14-vjeçarit thotë se janë tetë fëmijë dhe se në familje punon vetëm mamaja, pasi babai ka ndërruar jetë.
“Dje isha në Fier. Marr mamanë në orën 5 e pesë. Më thotë se vëllai është mbytur në lumë. Jemi katër çuna dhe kemi katër motra. Vetëm mamaja punon në shtëpi. Vëllai ishte në klasën e tetë”.
Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë, ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati, i cili po ashtu ka ndërruar jetë. Banorët thonë se familja jeton në mjerim.