Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vëllai i deputetit Nallbati dhe dy të tjerë marrin peng e dhunojnë një person, arrestohen nga policia 

21:20 / October 31, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nallbatii wmremove transformed 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bëhet me dije se Alti Nallbati, vëllai deputetit të Partisë Demokratike, Bledian Nallbatit, është arrestuar mbrëmjen e sotme. Vëllai i deputetit, së bashku me Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun, 2 ditë më parë kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.

Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.

Alti Nallbati, së bashku me vëllain e tij deputet më 3 maj u konfliktuan në Bilisht me një shofer kamioni, të cilin e dhunuan. Deputeti Nallbati u paraqit në SPAK më 27 tetor lidhur me këtë ngjarje. Për mediat pretendoi se ishte një sulm politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë, ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur shoferin. Për këtë ngjarje u pranga u vu vëllai i tij, i cili më vonë u la në masën detyrim paraqitje. Deputeti, edhe pse ishte më agresivi, nuk u procedua.

Pengmarrësi Trajan Çelikun më 1 tetor së bashku me 2 të tjerë dhunuan me sende të forta 39-vjeçarin me inicialet G.M.. Konflikti dyshohet se nisi për motive të dobëta dhe nuk është hera e parë që palët përfshiheshin në përplasje. Përplasja nisi me debate verbale, por shpejt degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta. Çeliku fillimisht ishte konfliktuar me 39-vjeçarin në mëngjes dhe më pas është rikthyer bashkë me dy persona të tjerë, duke përshkallëzuar sherrin. Në këtë moment, 39-vjeçari ka përdorur thikën duke plagosur njërin prej tyre.

Pengmarrësi tjetër i Ilir Topçiut, Marsel Buçi, është i njohur për konfliktin e tij me gangsteren e Bilishtit, Deizi Arapi. E reja tha se ish-kryetar i bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili është aktualisht deputet i PD-së, fshihej pas zjarrvënies së mjetit të saj. Sipas Arapit, Nallbati kishte porositur, Marsel Bu­çin që t’i vinte flakën mjetit të ‘gangsteres’ së Bilishtit. 27-vjeçarja pretendonte se konflikti kishte lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në bashki

Nga ana tjetër, më datë 10 tetor i është vënë flaka edhe mjetit të Marsel Buçit. I ati i Marsel Buçit ka lëshuar akuza ndaj Arapit se ajo fshihet pas djegies së makinës të djalit të tij.

Për djegien e makinës së Marsel Buçit (punonjës në karburantin e deputetit të PD-së) është arrestuar shtetasi Durim Stafa dhe Resmi Stafa (u shpall në kërkim) vëllezër. Nuk dihen ende motivet që shtynë këta shtetas për të ndërmarrë aktin e djegies së makinë së Marsel Buçit natën e 10 Tetorit 2022.

dhunojne nallbatit Peng Policia vellai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani

15:00 / February 8, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.