Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vëllai i Liridona Ademajt: Dënimi maksimal do ishte lehtësim për ne!

20:14 / November 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liridona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vëllai Liridona Ademajt, ka kërkuar nga prokuroria që të përgatitet sa më shpejt aktakuza për rastin e vrasjes së motrës së tij me porosi të bashkëshortit, Naim Murseli, ngjarje e ndodhur një vit më parë.

Leonard Ademaj ka thënë se ‘ngritja e një aktakuzë sa më të shpejt dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i Kosovës është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën’.

“Sot po bëhen 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Sidoqoftë, vrasja e Liridonës është një ndër rastet me të rënda qe ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nëne para fëmijëve të tyre. E kuptojmë që prokuroria duhet të përgatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyre profesionale dhe për këtë ka afat ende në bazë të ligjit. Por ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i RKS është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën”, ka thënë ai në një letër dërguar T7.

Ai thotë se’ vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëpunim duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të 3 duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së Naim Murselit, sipas porosisë së tij në mënyrë shumë dinake’,

“Pra, është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që t’i ndihmojë ta vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizim të vrasjes duke i gjetur një person që e njeh se mund ta kryej këtë punë.”.

Më tej ai thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët e Liridonës për të cilët shprehet se gjenden nën kujdesin social në Suedi.

“Fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin në makinë dhe se si babai i tyre e shtrëngoj krahun e nenës e tyre në momentin kritik qe vrasja te kryhet sa me lehtë. Falënderojmë të gjithë për ngushëllimet, bashkëndjerjen e dhimbjes dhe solidarizimin me ne si familje dhe rastet e ngjashme në Kosovë, që shpresojmë të mos përsëritën kurrë”, ka deklaruar ai.

denim liridona vellai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.