Nuk kanë të ndaluar përplasjet në familje për pronën. 70-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sopatë dhe kosore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Çukas të Fier-Sheganit. 57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë. Sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.
Vëllai i madh e qëlloi me armë, kurse 57-vjeçari i kthehet me sopatë! Prona fut në sherr vëllezërit në Fier
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment