Kjo fundjavë ka nisur me temperatura të larta dhe shumë shqiptarë dynden drejt bregdetit e për këtë arsye mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero qetëson duke thënë se koronavirusi nuk përhapet në ujin e detit edhe nëse dikush i infektuar pështyn. Megjithatë ai ka bërë apel për kujdes të shtuar pasi virusi vijon të jetë mes nesh.
I ftuar ne emisionin “Provokacija” te Mustafa Nanos, Pipero pohou se në këtë fazë, transmetueshmeria e virusit ka rënë por është e rëndësishme që të respektojmë masat mbrojtëse që të mos jemi të rrezikuar.
Lidhur me shtimin e rasteve, ai theksoi se ne i neglizhuar masat mbrojtëse, ndaj kane kercyer shifrat.
“Maska është e domosdoshme ku nuk ruan dot distancën, dhe koha e ekspozimit më pak se 5 minuta, nëse nuk e ruan dot një gjë të tillë atëherë vendos. Maskën gjithashtu në mjediset e mbyllura është i rëndësishëm mbajtja e maskës. Ndërsa në vendet perëndimore nuk është një fenomen i tillë pasi ato kanë një reflektim dhe përdorimi i maskës tashmë është bërë e detyrueshme dhe merr gjobë nëse ti del në rrugë pa maskë. Tek ne unë personalisht si specialist në këtë fushë në rrugë nuk e këshilloj maskën por në restorante dhe në bare, markete, në banka, në auditor duhet me patjetër vendosja e maskës. Një maskë përdoret një ditë, por ka maska tashmë që mund të vendosen disa herë pasi lahen dhe hekurosen, këto janë maska që të mbrojnë nga spërklat e pështymës. Maskat profesionale janë të nevojshme për doktorët në spitale sidomos nga spitalet Covid”, është shprehur Pipero