Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vendim për përcaktimin e rregullave të inspektimit, parandalimit dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm

08:09 / November 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3375
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm.

Vendimi i qeverisë i cili ndalon peshkimin e pa të parregullt e të paraportuar parashikon edhe krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim.

“Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe të masave të inspektimit, me synim parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (në vijim, peshkimi PPP), si dhe krijimin e një skeme certifikimi të zënieve për importin dhe eksportin e produkteve të peshkimit”, theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu parashikohet që ky vendim “zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP dhe të aktiviteteve të lidhura me të, të kryera brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, të përcaktuara në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar” i ndryshuar.

Përveç të tjerave ky vendim ka të bëjë edhe me rregullat për anijet e peshkimit me flamur të “huaj, që hyjnë në portet shqiptare me synimin për të parandaluar, reduktuar dhe eliminuar peshkimin PPP.”

“Anijeve me flamur të huaj, që nuk plotësojnë kërkesat e parashikuara nga ky vendim, u ndalohet hyrja në portet shqiptare, përfitimi nga shërbimet portuale, si dhe kryerja e operacioneve të zbarkimit, transbordimit në këto porte, me përjashtim të rasteve të forcës madhore, sipas Konventës mbi të Drejtën e Detit, miratuar me ligjin nr.9055, datë 24.4.2003, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën mbi të Drejtën e Detit” të OKB-së. Të gjitha operacionet e transbordimit janë të ndaluara ndërmjet anijeve shqiptare të peshkimit dhe anijeve me flamur të huaj në ujërat territoriale shqiptare. Këto operacione lejohen në port, vetëm në përputhje me rregullat e këtij kreu. Anijeve të peshkimit me flamur shqiptar nuk u lejohet të transbordojnë në det, jashtë ujërave territoriale shqiptare, zëniet e kryera nga anije me flamur të huaj, me përjashtim të rasteve kur anijet me flamur të huaj janë të regjistruara si anije transporti pranë një organizate rajonale të menaxhimit të peshkimit”, theksohet mes të tjerash në vendimin e qeverisë mbi peshkimin.

paligjshëm peshkimi Qeveria vendim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.