Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vendimi i GJK-së, zbardhen kufizimet për sekuestrimin e telefonave

20:39 / January 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
99thumbs b c a5840fd4d6843b8a8e3e76147555a5e0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, nuk do të mund të kontrollojnë dhe analizojnë përmbajtjen e një telefoni, pa u dhënë një autorizimi nga një gjykatë më parë, i cili miraton objektin konkret, i cili ka vlerë për hetimin.

Kjo procedurë është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me anë të një vendimi të dhënë në Korrik të 2025, por i zbardhur vetëm tani.

Kjo vendimmarrje detyron prokurorët që të marrin nga pajisjet telefonike vetëm çfarë nevojitet për hetimin.  

“Gjykata thekson se sekuestrimi në kushtet e urgjencës nuk nënkupton se OPGJ-të fitojnë edhe të drejtën për të kërkuar, analizuar, përzgjedhur dhe marrë të dhëna të memorizuara në përmbajtjen e pajisjes elektronike dhe që kanë rëndësi për hetimin. Për këtë ndërhyrje kërkohet vendim gjykate, i cili përcakton edhe modalitetet konkrete të kërkimit dhe të administrimit të të dhënave, në mënyrë që ndërhyrja të kufizohet vetëm në atë që është rreptësisht e nevojshme”, njoftoi gjykata.

Kushtetuesja përcakton dhe rregullat se si duhet të veprohet pas sekuestrimit të pajisjes.

“Ndalimin e çdo veprimi të paautorizuar nga gjykata në drejtim të hapjes/hyrjes në pajisje, kërkimit, nxjerrjes, përpunimit dhe përdorimit të të dhënave personale dhe/ose korrespondencës; ruajtjen e pajisjes së sekuestruar, kur ajo përmban të dhëna personale dhe/ose korrespondencë, në gjendje të mbyllur, të vulosur, veprim ky që, kur është e mundur, duhet të kryhet në prani të individit dhe/ose avokatit dhe të dokumentohet me procesverbal”.

Për gjyqtarët kushtetues sekuestrimi i një celulari është i njëjtë me sekuestrimin e një korrespondence apo të dhëne personale, të cilat mbrohen me Kushtetutë.

“Në kontekstin e telefonave inteligjentë, aksesimi i të dhënave të memorizuara mund të shtrihet potencialisht në një spektër shumë të gjerë informacioni dhe të lejojë nxjerrjen e përfundimeve tejet të hollësishme mbi jetën private, profesionale dhe shoqërore të individit. Për këtë arsye, ndërhyrja shtetërore mbi të nuk mund të trajtohet si ndërhyrje mbi një send të zakonshëm provues, por si ndërhyrje në një hapësirë të zgjeruar të jetës private”.

Kushtetuesja sqaron se vendimi nuk ka fuqi prapavepruese në raste të ngjashme, ai gjen zbatim në rastin konkret dhe duhet të zbatohet në të ardhmen nga organet e drejtësisë. 

Në 5 vitet e punës së Prokurorisë së Posaçme celularët u kthyen në burimin kryesor të provës, kryesisht në çështje që lidheshin me korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

gjk kufizimet telefonave vendimi zbardhen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.