PD-LSI nuk do të ketë komisionerë në KZAZ, dhe ky ka qenë vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që rrëzoi kërkesën e opozitës me katër vota pro dhe një kundër.
Kreu i KQZ_së Klement Zguri tha se PD dhe LSI mund të paraqesin ankesë në Gjykatën e Tiranës brenda 5 ditëve.
Ivi Kaso, sekretari për çështjet zgjedhore në PD tha se do të ndjekin të gjithë hapat ligjore për këtë. Sipas tij vendimi i KQZ-së ishte politik, pasi Rama dhe maxhoranca kanë frikë edhe kur garojnë të vetëm.
“Urdhër politik të drejtë për drejtë. Edi Rama dhe maxhoranca janë të shqetësuar nga prania e anëtarëve të KZAZ sepse nëse paligjshmëritë po ndjekin njëra-tjetrën në KQZ, në nivelin e dytë KZAZ, janë të paimagjinueshëm sa që e ka zënë tmerrin maxhorancën dhe Edi Ramën nga zbulimi i këtyre paligjshmërive”, tha ai.