Për ditë me radhë banorët e fshatit Zerqan në Bashkinë e Bulqizës e konsideruan të padrejtë vendimin e marrë nga ish kryetari Melaim Damzi, për të ndërtuar një ujësjellës që u merrte ujin banorëve të kësaj zonë.
Disa herë banorët organizuan protesta dhe nuk lejuan fillimin e punimeve në këtë ujësjellës, duke kërkuar ndaljen e tyre pasi uji nuk mjaftonte as për këtë fshat.
Ndërkohë sot banorët kanë falenderuar kryetarin e ri të Bashkisë, Lefter Alla, i cili organizoi një dëgjesë me banorët e këtushëm dhe u premtoi atyre heqjen dorë nga ky projekt, duke e konsideruar atë si të paligjshëm.
“Për Zerqanin kemi detyrime për të vitalizuar projekte të programit të Qeverisë të 100 fshatrave turistikë, ku Zerqani siç dhe i takon është përshirë”, theksoi Alla gjatë takimit me banorët e Zerqanit. /tirananews.al/