Eva Kaili nuk do të dalë të mërkurën para autoriteteve hetimore të Belgjikës për rastin e Katargate.
Zhvillimin e ri në lidhje me shtyrjen e vendimit e bëri të ditur avokati i Mihalis Dimitrakopoulos, duke folur për ANT1, pasi u informua nga kolegu i tij në Bruksel, zoti Rizopoulos, ndërsa sipas tij, më 19 janar do të paraqitet Eva Kaili sërish para Gjykatës, ku do të vendoset lirimi i saj nga burgu.
“Hetuesi tha herën e fundit se nuk kishte prova për të mbështetur akuzën e mitmarrjes ndaj zonjës Kaili dhe as nuk gjeti prova të tjera nga ndjekja e saj prej një viti. Unë i shpreha pyetjen time kryetarit të gjykatës për vendimin e masës së paraburgimit të zonjës Kaili dhe zoti Kles, hetues, u përgjigj se “nuk i kam tani, por hetimi paraprak vazhdon dhe mund t’i kem më vonë dhe kaq. pse po e mbaj në paraburgim”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se nesër para hetuesisë pritet të dalë babai i Eva Kailit dhe partneri i saj, Francesco Giorgi.
Në total janë 247 mijë euro të konfiskuara nga prokuroria e Bergamos, pas kërkesës së autoriteteve belge.
Gjykata e Apelit vendosi se avokatja 38-vjeçare duhet të qëndrojë në paraburgim, në pritje të një vendimi që pritet të merret më 19 janar, në lidhje me kërkesën e saj për ekstradim, e cila është paraqitur nga autoritetet belge.