Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të hapjes së negociatave të Shqipërisë për në tetor.
Përmes një postimi në Twitter, Rama e quan këtë një lajm shumë pozitiv.
Rama thotë se pavarësisht frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, Shqipëria po reziston.
‘Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston. Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor’, shkruan Rama.