Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vendosën eksploziv në lokalin te “Rruga e Durrësit”, kapet një prej të dyshuarve

11:20 / July 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia vlore 1024x572 1 1 770x425 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Identifikohet dhe arrestohet një nga autorët e dyshuar të vendosjes së eksplozivit më 18 korrik, në një lokal në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.

I ndaluari është Hysni Lila, 46 vjeç, i cili akuzohet se i dha motorin që u përdor për vendosjen e bombës në biznesin në pronësi të Arbër Sinanit, autorit të dyshuar të krimit. Teksa po hetohet edhe për bashkëpunëtorët e tjerë dhe motivet e sulmit.

“Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnjë”, njoftoi sot Policia e Tiranës.

Policia ndau edhe pamjet e gjetura nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, ku autorët me motor shkojnë dhe i vendosin lëndën plasëse subjektit dhe më pas largohen. Në video dallohet një prej autorëve teksa afrohet me jelek fosforeshent dhe vendos bombën në lokal.

Këto pamje kanë ndihmuar hetuesit në zbardhjen e krimit në kohë të shpejtë.

Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes.

“Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thanë burime zyrtare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të 18 korrikut. Autorët arritën të vendosin rreth 20 gramë tritol (që mendohet si mesazh apo paralajmërim), pranë derës hyrëse.

Nga shpërthimi, pësuan dëme të vogla materiale dhe 2 biznese ngjitur me lokalin, një berberhane dhe parfumeri.

Pronari i lokalit, Arbër Sinani, tha se nuk ka asnjë ide, se kush mund ta ketë vendosur lëndën shpërthyese në derë. Pretendon se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Në Shqipëri ai nuk figuron me precedent penal. Megjithatë, në Gjermani, ku ka jetuar disa kohë, Arbër Sinani dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në paligjshmëri dhe përplasjet me persona të tjerë për drogën.

Hetuesit mendojnë se këtu mund të fshihet edhe motivi për vendosjen e eksplozivit.

i dyshuari kapet lokalit tritol vendosen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.