Kreu i PD-së Lulzim Basha mblodhi këtë të hënë Kolegjin e Kryetarëve, ku dhe u caktua dhe data dhe ora e protestës së radhës.
Burime nga selia blu bëjnë të ditur se protesta do të mbahet më 11 maj, në orën 18.30, fillimisht para kryeministrisë e më pas drejt godinës së sallës së seancave plenare të Kuvendit.
Partia Demokratike do të diskutojë edhe me aleatët e tjerë në opozitës dhe të martën pritet edhe siglimi i marrëveshjes mes tyre.
Më herët, kreu i demokratëve Lulzim Basha i ka propozuar kryesisë së PD-së tre kërkesa përsa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore.
Lexo edhe- Zbulohen kushtet e Bashës për t’u futur në zgjedhje