Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar pak më parë se negociatat mes Turqisë dhe atyre do të rifillojnë më datë 25 janar.
Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për raundin e 61 të negociatave dhe ato nuk do të mbahen në Tiranë siç u shpreh kreu i ministrisë së Jashtme turke që do të ishte i gatshëm të merrte pjesë, por në Stamboll.
Më herët, mediat turke raportuan se kreu i diplomacisë turke Mevlut Çaushoglu i bëri thirrje palës greke që të negocionin.
Madje, Çaushoglu kishte sugjeruar Tiranën si vendin ku mund të takoheshin me grekët nisur edhe nga sugjerimi i kryeministrit Rama.