Vendosja e shamive me ngjyrë të kuqe nga Vetëvendosja në rrugët e Prishtinës ka tërhequr vëmendje teksa Kosovën e ndajnë vetëm pas ditë nga zgjedhjet e parakohshme.
Sipas analistit Baton Haxhiu ky veprim nga Vetëvendosja ka në thelb një simbolikë totalitariste.
“Rrëfimi që kanë përdorur me shaminë e kuqe për të forcuar një të majtë kundër oligarkëve, për të ndërtuar një të majtë kundër të gjithë të tjerëve. Kjo krijon një totalitarizëm diskursiv dhe ky totalitarizëm diskursiv është rrëfim i VV-së deri më tani” tha ai.