Policia në Burrel ka goditur një veprimtari të jashtëligjshme të lojërave të fatit.
Për një 47-vjeçari nisi hetimi në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet celularëve të tyre dhe kundrejt shumave të parave, iu vinin baste sportive qytetarëve të ndryshëm.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët që përdoreshin nga këta shtetas dhe një shumë parash që dyshohet të përfituara nga kjo veprimtari.