Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vendosnin lloto nga celulari, 11 të arrestuar në Tiranë

09:24 / July 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7454
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, të cilët akuzohen se vendosnin lloto sporti përmes telefonit.

Po ashtu, në kuadër të operacionit “Big Match”, blutë kanë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë dhe një e kanë shpallur në kërkim.

Kontrollet janë ushtruar në ambiente të ndryshme në kryeqytet dhe gjatë operacionit janë sekuestruar 13 celularë që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, 224 000 lekë të rinj dhe 2720 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Big Match”.

Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune hetimore të mirorganizuar, janë identifikuar subjekte dhe shtetas të dyshuar, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për lotari sportive.

Gjatë kontrolleve në këto subjekte janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

– A. M., 49 vjeç, A. S., 50 vjeç, D. S., 48 vjeç, F. K., 22 vjeç, H. M., 28 vjeç, I. S., 46 vjeç, K. L., 25 vjeç, Sh. B., 60 vjeç, K. B., 31 vjeç, R. Xh., 36 vjeç, dhe M. D., 21 vjeç.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit F. S., 23 vjeç, dhe L. K., 28 vjeç.

Po në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi I. R., 40 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

celulare lloto
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.