Po përgatiteshin për të vizituar një nga qytetet më të veçanta në botë, Venecia, duke lundruar në kanalet e saj karakteristikë.
Por dhjetëra turistë përjetuan disa momente tmerruese kur panë një anije kroçierë që vinte drejt tyre në kalatë, duke u përplasur me tragetin e vogël turistik që i shoqëronte.
Disa u hodhën në ujë nga paniku, të tjerë filluan të vrapojnë, disa rrinin në vend të paralizuar nga frika.
Pamjet tregojnë momentet e ankthit, që për fat të mirë nuk pati pasoja të renda, përtej 4 të lënduarve lehtë.
Sipas autoriteteve të portit, një black out i papritur ka bërë të pamanovrueshëm rimorkiatorin që po tërhiqte kroçierën “Opera”, duke i përplasur ngadalë me kalatën.