Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Venezuela, Groenlanda dhe Ukraina/ Kancelari Merz mes krizash, çfarë do të thotë kjo për Gjermaninë

14:58 / January 11, 20265 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
merz1768137511 friedrichmerz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Friedrich Merz nën disa trysni: një rrëmbim nga SHBA-të, shumë i diskutueshëm sipas ligjit ndërkombëtar; kërcënime të hapura kundër Groenlandës nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump; njoftimi i Kancelarit se ushtarët gjermanë do të merrnin pjesë gjithashtu – megjithëse jodrejtpërdrejt – në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën; rreth 100,000 njerëz në Berlin mbetën pa energji elektrike dhe ngrohje për disa ditë pas një sulmi në rrjetin elektrik; dhe më pas vendimi i habitshëm për të shkarkuar kreun e stafit në Kancelari – pas vetëm tetë muajsh në detyrë. Kreu i qeverisë gjermane kishte shumë punë.

Një “situatë e komplikuar ligjërisht”

Kapja e ish-Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro nga ushtria amerikane, i cili tani ndodhet për gjyqin në Nju Jork, dominoi fundjavën e parë të vitit të ri për Friedrich Merz. Reagimi i tij ishte disi i tensionuar dhe i paqartë: Bëhet fjalë për një “situatë të komplikuar”, përfshirë edhe nga një perspektivë ligjore, të cilën qeveria gjermane tani do ta shqyrtojë me kujdes.

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare Kreß: Shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare

Kancelari dhe zëdhënësit e tij nuk e shqiptuan dot fjalën “shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, duke ua lënë këtë politikanëve të opozitës. E pajustifikueshme, sipas ekspertit të së drejtës ndërkombëtare Claus Kreß nga Universiteti i Këlnit. Ai i tha “Kölner Stadtanzeiger” se, sigurisht, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ishte shumë më me pasoja: “Por shkelja e rregullit për ndalimit e përdorimit të forcës sipas së drejtës ndërkombëtare nuk është më pak serioze në rastin e Venezuelës sesa në agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.”

Shumica e vëzhguesve ishin të qartë në vlerësimin, se pse qeveria gjermane dhe kancelari ishin kaq të rezervuar ndaj çështjes së Venezuelës: Fokusi tani është në arritjen e një zgjidhjeje sa më të drejtë të mundshme paqësore në Ukrainë, kryesisht me garanci sigurie nga Perëndimi, dhe këto janë vështirë të imagjinueshme pa ndihmën e SHBA-së.

Në një konferencë në Paris në javën që po shkon (me pjesëmarrjen e SHBA-së), Merz sinjalizoi se ushtarët gjermanë mund të merrnin pjesë, të paktën në mënyrë indirekte, në një koncept sigurie për Ukrainën (pas një armëpushimi): për shembull, duke mbështetur kontingjentet e NATO-s në Poloni. Franca dhe Britania e Madhe kishin njoftuar në takim se do të kontribuonin edhe me trupa në Ukrainë. Duket se Merz nuk donte ta armiqësonte më tej presidentin e SHBA-së në një dinamikë të tillë.

Mosmarrëveshja për Groenlandën si një fund i mundshëm i NATO-s

Nuk dihet më se çfarë le përshtypje tek Presidenti amerikan. Sapo Maduro mbërriti në Nju Jork, Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së. Groenlandën, e cila zyrtarisht i përket Danimarkës. Kjo do të ishte, siç theksoi me të drejtë kryeministrja daneze Mette Frederiksen, fundi i NATO-s: një sulm nga një shtet i NATO-s ndaj një tjetri.

Shtatë shtete të BE-së, përfshirë Gjermaninë, publikuan më pas një deklaratë të martën duke deklaruar: “Është vetëm çështje e Danimarkës dhe Groenlandës të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën.” Por liderë të politikës amerikane i shohin gjërat shumë ndryshe.

Shkarkim i papritur në Kancelari

Në një kohë zhvillimesh të shumta të politikës së jashtme, Merz-i mori një vendim të rëndësishëm për personelin, në fakt të parin që nga marrja e detyrës tetë muaj më parë: Kancelari shkarkoi shefin e tij të stafit, Jacob Schrot, dhe e zëvendësoi atë me ish-drejtorin federal menaxhues të partisë së tij konservatore CDU, Philipp Birkenmaier.

Korrespondentja e DW, Michaela Küfner, komenton shkarkimin: “Ndryshimi në zyrën e Merz-it, nga studiuesi i politikës, Jacob Schrot te eksperti ekonomik dhe zyrtari me përvojë i partisë, Philipp Birkenmaier, adreson probleme për të cilat Merz ishte bërë gjithnjë e më i vetëdijshëm: komunikimi i dobët nga Kancelaria. Pavarësisht nëse pyet në grupet parlamentare apo ministritë, vlerësimi nuk ishte pozitiv.” Nga ana tjetër Merz-i kërkon më shumë ekspertizë ekonomike. Me Birkenmaier-in, Merz dëshiron të sinjalizojë një fillim të ri në të dyja nivelet.

Më shumë politikë e brendshme, më shumë ekonomi

Këtë Merz-i e theksoi në fjalimin e tij të Vitit të Ri: Kancelari dëshiron të ofrojë më shumë mbështetje për ekonominë gjermane në lëkundje të fortë. Duke qenë shumë i angazhuar në politikën e  jashtme,  shumë vëzhgues u shprehën, se Merz e kishte fokusin tek problemet e jashtme. Dhe është detyra e një shefi të stafit të dallojë midis asaj që është e rëndësishme dhe asaj që është më pak e rëndësishme dhe të vendosë përparësitë e duhura.

Verën e kaluar, për shembull, Merz njoftoi një vjeshtë reformash të brendshme. Ajo që doli në fund ishte një reformë mjaft e vogël e pensioneve, e cila gjithashtu zhgënjeu shumë anëtarë të rinj konservatorë të parlamentit dhe siguroi vetëm me vështirësi shumicën në Bundestag. Merz (dhe rrethi i tij i ngushtë) e kishin gjykuar dukshëm gabim atmosferën në bazë. Edhe pse Merz-i është shumë prezent në disa skena të politikës, pakënaqësia me punën e kabinetit të tij është e madhe më pak se një vit pasi ai mori detyrën: Në anketën e fundit të ARD-Deutschlandtrend, vetëm 24 përqind e të anketuarve u shprehën të kënaqur me performancën e kancelarit Friedrich Merz.

Groenlanda krizash merz ukraina venezuela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.